Rrahman Hallaçi e pranon se Kukësi po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, por ka besim se ndaj Partizsnit do të vi kthesa. Tekniku foli edhe për rrotacionin që ka bërë në ndeshjet e fundit, pasi kërkon që të freskojë pak skuadrën në këto ndeshje vendimtare.
“Me Partizanin synojmë maksimumin, vetë situata është e qartë dhe ne na duhen pikët. Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe skuadra është shumë serioze. Do të jemi të kujdesshëm, por do të mundohemi të sulmojmë me Partizanin. Ata luajnë për titull, ne për mbijetesë, por do të jetë një sfidë e fortë.
Ne na kënaq vetëm fitorja, ndonëse është e vështirë. Por nëse ne japim maksimumin si në ndeshjen e fundit, mendoj që çdo gjë është e hapur. Në një ndeshje ka shumë situata dhe kush i shfrytëzon, del i fituar.”
179