Ballkani përforcohet në merkato, Zrinjski zyrtarizon huazimin e Ismajlgecit

by S.M

Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i Ballkanit. Mbrojtësi i majtë bashkohet me kampionët e Kosovës si huazim nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar deri në fund të edicionit. Përkundër se te Ballkani ende nuk ka ndonjë njoftim, klubi boshnjak tanimë ka zyrtarizuar huazimin e tij në Suharekë.

“Zrinjski Mostar dhe kampioni aktual i Kosovës FC Ballkani pranuan huazimin e Marcel Ismajlgecit deri në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar erdhi në merkaton e janarit  në të cilën bëri dhjetë paraqitje. Marselit i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Ballkanit”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit boshnjak.

23-vjeçari pritet të jetë një përforcim i madh për Ballkanin, edhe pse në krahun e majtë të mbrojtjes suharekasit kanë edhe Lorenc Trashin dhe Arbër Potokun.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.