Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi do të vijojë karrierën e tij në Turqi. Te Besiktas.
Bardhezinjtë do të paguajnëplot 10 milionë euro për të marrë shërbimet 22-vjeçarit. Nga ky transferim do të përfitojë 1 milion euro klubi i Tiranës, që zotëron 10% të kartonit të Muçit. Sipas marrëveshjes së realizuar në vitin 2021.
Ndërkohë që 9 milionë euro do të përfundojnë në arkat e polakëve të Legias. Presidenti i Besiktasit, Hasan Arat ka udhëtuar gjatë ditës së enjte drejt Varshavës me avion privat për të marrë futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.
Gjest që tregon vlerësimin maksimal të tij për Muçin. Sulmuesi nga Tirana do të përfitojë një pagë 1.8 milionë euro neto në sezon, teksa kanë mbetur për t’u mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes. Mësohet se Muçi do të firmosë një kontratë që do e mbajë të lidhur me Besiktasin për tri sezone e gjysmë, pra deri në 2027.