Ditën e sotme janë hapur zyrtarisht të gjitha linjat ajrore dhe detare në vend.
Megjithatë, sipas gazetares në vend Alba Kepi, është e pamundur të udhëtosh jashtë vendit si turist shqiptar.
Përmes një denoncimi në Facebook, gazetarja Kepi shprehet se ka provuar të prenotojë biletë për të fluturuar drejt Italisë dhe ka konstatuar se nuk ka linjë ajrore me turistë nga Shqipëria.
Sipas saj, asnjë linjë ajrore nuk pranon turistë nga Shqipëria drejt vendeve europiane, të vetmit që mund të udhëtojnë janë ata që kanë dy nënshtetësi, ose leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së ose arsye të fortë pune o shëndeti.
Statusi i plotë i Alba Kepit:
“Gjithe kjo zhurme se Shiqiperia nis SOT transportin nderkombetar ajror e detar? Me ke? Asnje anije, asnje linje ajrore nuk pranon turiste nga Shqiperia drejt vendeve europiane… e ata shqiptare qe lejohen te udhetojne o kane dy nenshtetesi, o kane leje qendrimi ne nje vend te BE, o kane motive te forta pune e shendeti … ah dhe nje gje maskat duhen perdorur ne ambiente te mbyllura e te brendshme nese e keni seriozisht per tu mbrojtur nga infektimi, e jo ne ato te jashtme… ska kuptim te raportosh pa maske mes nje salle e te raportosh me maske ne rruge bosh, ne natyre o ne ambient te jashtem… tung hej o hej tung! Provova te prenotoja me Alitalia e data e pare e lire per te fluturuar ishte 10 korrik 2020 e vetem 1 vend i lire me cmimin 374.47 euro deri 445.47 euro… baraz me koston e nje udhetimi pertej oqeanit.. e jemi vetem 45-50 min larg ne linje ajrore!”