Arbana dhe Eduarti festojnë ditën e tyre të lindjes! Ja si e uron ajo

by KLIKOJE.AL

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë shumë arsye për të festuar, kanë arsye për të festuar për dashurinë, familjen apo fëmijët. E sot festojnë edhe ditën e tyre të lindjes, që fati ka dashur të jetë e njëjta për të dy.

Megjithatë urimin e parë në këtë ditë speciale e ka bërë moderatorja krah një fotoje me Edin, në një prej aventurave të tyre në udhëtime.


“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj”, ka shkruar ajo duke shkëmbyer kështu një puthje publike me regjisorin.


Një vit më parë, Arbana e uroi Edin me një foto duke lajmëruar se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të parë, ndërsa sot ata kremtojnë çdo gëzim edhe me frytin e tyre të dashurisë, Diellin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.