Adriatik Lapaj bën deklaratën e fortë: Ka mjekë që pinë kokainë e futen në sallë të operacionit

by KLIKOJE.AL

Mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story të drejtuar nga Grida Duma u diskutua për milionat e hedhura për mjekime të gabuara.

Në mesin e diskutimeve, Adriatik Lapaj bëri deklaratën e fortë se në Shqipëri ka mjekë që nën efektin e drogës futen për të operuar pacientë. “Po mor po, e di unë. Unë në Shqipëri njoh mjekë shumë të mirë, ashtu siç njoh dhe mjekë që nuk e meritojnë të jenë mjekë. Atyre u duhet bërë provimi.

Ashtu si i duhet bërë dhe disave testi i drogës se ka nga ata që pasi kanë pirë kokainë futen në sallë të operimit. Ky është fenomen shqetësues. Makutëria ka bërë që në këtë vend të mungojnë ilaçet,” tha Lapaj. Megjithatë gazetarja Anila Hoxha, i kërkoi emrat konkretë, megjithatë Lapaj refuzoi ta bënte për momentin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.