Ernest Gjoka ëhstë një nga trajnerët e suksesshëm shqiptarë, i cili aktualisht drejtoj skuadrën e Ohod Club në Arabinë Saudite.
Pikërisht 53-vjeçari ka rënë “pre” e hakerave në rrjetet sociale. Llogaria e tij në Instagram është hakëruar, ndërsa është bëë një postim që ka të bëjë me fitimine 10 mijë eurove.
“Une kurre nuk u besoj syve te mi derisa te shfaqet, e di qe eshte e veshtire t’i besosh dikujt. Dyshova sepse ishte e re per mua, ai me bindi te filloja me shumen minimale dhe te ktheja 10,000 €, u befasova dhe u lumturova qe arrita ne perfundimin se kjo platforme investimi eshte 100% e besueshme, do t’ju dua djema ta provoni @connor__hfx”, thuhet në postimin në profilin e Instagramit të Ernest Gjokës.
Kujtojmë se Gjoka është shpallur kampion me Kukësin si dhe ka fituar Kupën dhe Superkupën me verilindorët, ndërsa ka fituar edhe një Kupë Shqipërie me Flamurtarin. Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut ka aritur të fitojë titullin me Shkëndijën e Tetovës.