Spartak Ngjela paralajmëron Ramën: Je i ikur nëse bën bashkëpunimin me këtë emër të politikës shqiptare

by KLIKOJE.AL

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se kryeministri Edi Rama do të largohet nga pushteti nëse bashkëpunon me kryedemokratin, Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata në SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se nëse korrupsioni i lartë shtetëror nuk shkatërrohet nga SPAK-u, do të gjenden institucione të tjera.

“Ç’më duhet mua kjo? Po ka, do ikin të gjithë. Këta dy të parët janë të goditur, njëri është non-grata në Amerikë, në qoftë se Rama bën marrëveshje me non-gratan në Amerikë, ka ikur edhe Rama. Unë nuk di gjë, nuk kam pse merrem me këtë problem. Po është kaq mendjelehtë, atëherë është shumë i trembur, ka frikë nga anti-korruopsioni, të shikojmë.

Unë ju thashë që kjo çështje nuk mund të tërhiqet mbrapsht, kjo çështje ka zgjidhjen e saj vetëm me eleminimin e korrupsionit. Në qoftë se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri nuk shkatërrohet me këto institucione, do të gjenden institucione të tjera”, theksoi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.