Kampionati Evropian, Euro 2020 do të vazhdoj edhe sot me dy super ndeshje që do të zhvillohen.
Katër Kombëtare do të zbresin sot në fushë, por vetëm dy do të kalojnë në çerekfinale dhe dy të tjera do ta mbyllin sot aventurën në Euro 2020.
Ndeshja e parë që është në program për tu zhvilluar është ajo mes Kroacisë dhe Spanjës në Parken Stadium të Kopenhages.
Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante me dy Kombëtaret që duan kalimin në çerekfinale.
Kroatët do të kenë dy mungesa të mëdha, pasi mbrojtësi Dejan Lovren mungon shkaku i kartonëve, derisa ylli i skuadrës Ivan Perisic për shkak se ka dalë pozitiv me COVID-19.
Në anën tjetër te spanjollët nuk ka asnjë mungesë dhe trajneri Luis Enrique ka të gjithë lojtarët në dispozicion.
E me fillim nga ora 21:00, vëmendja e të gjithë shqiptarëve është në sfidën Francë – Zvicër, ku futbollistët shqiptarë do të zbresin në fushë për helvetikët.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi janë lojtarët shqiptarë që pritet të luajnë sonte ndaj Francës.
Në stadiumin Nationala Arena në Bukuresht, francezët kërkojnë fitore pasi janë favorit të mëdhenj në letër, derisa zviceranët duan të shkaktojnë befasi për të kaluar në çerekfinale.
Lucas Digne dhe Ousmane Dembele janë mungesat e sigurta te Franca, derisa lojtarët si Marcus Thuram, Thomas Lemar e Lucas Hernandez janë ende në dyshim.
Sa i përket zviceranëve, trajneri Petkovic ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk ka asnjë mungesë.
Burimi: Telegrafi