“Lojtarë të skaduar”, Sokol Kushta shpërthen ndaj gjendjes së Flamurtarit: Vetëm stadiumin kanë të bukur

by KLIKOJE.AL

Sokol Kushta, legjenda e madhe e futbollit shqiptar, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Kushta është ndalur te ndeshja Serbi-Shqipëri e fituar nga ne në shifrat 0-1 dhe ka prekur edhe temën e Armando Brojës.

“Kam vënë re një detaj të bukur nga ndeshja Serbi-Shqipëri që lidhet me Brojën. Normalisht njëherë 2-3 vitet e mungesës së tij nga dëmtimi janë shumë dhe pasojat do të vuhen, është dëmtim shumë i rëndë. Mua më pëlqeu fakti që Broja në një moment kundër Serbisë bëri tërheqjen në mesfushë dhe pastaj shkëputjen. Topi iu hodh në zonën boshe të krijuar dhe Broja e arriti atë. Pra tani ka filluar që Broja të futet në ingranazhin e Kombëtares, që ekipi të kuptojë lojën e tij dhe t’i marrë sa më shumë”, tha Kushta. Gjithashtu legjenda e futbollit shqiptar ka dhënë mendimin e tij për Flamurtarin.

“Janë disa ushqime që vijnë nga jashtë, të paketuara, por janë të skaduara. E thashë që pa filluar kampionati, kur pashë CV e lojtarëve të Flamurtarit, janë të skaduar. Kur pashë metodikën e punës së trajnerit, stërvitjen, angazhimin e lojtarëve, e dija fatin e ekipit. Stadiumi është i bukur, është i mirë për të zhvilluar kampionatin, por aktorët janë të skaduar. Pashë ndeshjen Flamurtari-Egnatia, 8000 njerëz në stadium, kisha kohë pa i parë kaq shumë, por të gjithë ishin të zhgënjyer me performancën e ndeshjes. Gabim i arbitrave me Flamurtarin? Njerëzit kur nuk munden, justifikohen dhe gjejnë vend për t’u kapur. Flamurtari ha tre gola dhe thotë se përse u quajt goli i tretë se ishte pozicion jashtë loje, puna jonë është të ngremë pyetjen pse vijnë këto tre golat”, tha Kushta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.