“Ky është biznes, jo futboll”/ Tifozët e Skënderbeut vërshojnë me komente në faqen e klubit: Takaj je për SPAK! Federata duhet të… (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Dinamo arriti një përmbysje të jashtëzakonshme në Korçë, duke rikuperuar disavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pas një fitoreje bindëse 4-0 kundër Skënderbeut. Skuadra e Ilir Dajës pati vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën e suksesit. Skënderbeu rezistoi, por përjashtimi i Ramos në minutat e fundit të kohës së rregullt ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e lojës.

Në shtëpi u mendua për skuadrën e Gjokës do të ishte një përballje e kalueshme, por në fakt nuk po rezulton kështu. Pas golit të parë të pësuar në minutën e 30’, në dhjetë minutat e fundit ekipi i Skënderbeut pësoi një shthurje. Nuk mjaftoi kartoni i kuq i Markos Ramos, në minutën e 80’, për Skënderbeun, por pikërisht në momentin kur duhej që ekipi korçar të blindohej në prapavijë, ndodhi që lojtarët e Skënderbeut shikonin golat e Dinamos.

Dinamovitët shtuan presionin dhe në minutën e 86-të Mandela goditi shtyllën, ndërsa pak çaste më vonë Zabërgja nuk arriti të shfrytëzonte një top të kthyer. Gjithsesi, insistimi i skuadrës së Dajës u shpërblye në minutën e 95-të, kur pas një situate kaotike në zonën e Skënderbeut, Mandela arriti ta shtynte topin në rrjetë, duke dërguar ndeshjen në shtesë.

Një humbje e tillë nga skuadra korçare, është kontestuar ashpër nga tifozët, të cilët në rrjetin social të klubit në Facebook kanë shprehur pakënaqësitë e tyre jo vetëm në lidhje me rezultatin, por edhe paraqitjen nën tonus të lojtarëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.