Skënderbeut i humbasin… golat! Sulmuesi që realizoi 12 herë prezantohet te klubi aziatik

by KLIKOJE.AL

Abdul Temitope i ka dhënë përfundimisht lamtumirën futbollit shqiptar, pasi ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën e tij në Azi. “Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë, tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht në klubin e tij të ri.

Lojtari i cili shënoi 12 gola në sezonin e kaluar me fanellën e Skënderbeut, duke ndihmuar korçarët të fitonin kampionatin e Kategorisë së Parë, ka firmosur me klubin malejzian të Penang FC. Sigurisht, atje është prezantuar si një golashënues i rëndësishëm, që do të ndihmojë këtë skuadër që të kthehet përsëri në majat e klasifikimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.