245
Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit në sfidën e zhvilluar në “Egnatia Arena”. Korçarët triumfuan 3-0 ndaj shijakasve në një sfidë që foli në favorin e tyre deri në fund.
Skuadra e Ivan Gvozdenovic shënoi që në minutën e 2-të me antë të Frenklin, teksa vetmë 4 minuta më pas do të dyfishonte shifrat Ardit Nikaj me anë të një penalltie.
Fraksioni i dytë do të ishte i luftuar, por Skënderbeu do të gjente sërish golin e fundit, ku Janaqi gjeti rrugën e rrjetës duke çuar shifrat në 3-0. Pas këtij triumfi korçarët shkojnë në kuotën e 31-pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e 9-të me 23 pikë.