Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Skënderbeu

Në Korçë, duket se futbolli është kthyer në festë. Pas shtatë javësh, Skënderbeu jo vetëm që kryeson, por po e bën me një autoritet të frikshëm. Me 19 pikë në 7 ndeshje, golavarazh 12-1 dhe asnjë humbje në kampionat, duket se korcarët po zhvillojnë një kampionat me vetveten. Fitoret në transfertë, si ajo ndaj Luftëtarit  tregon se skuadra di të vujaë por edhe të fitojë në ambiente të vështira. Distanca prej 6 pikësh nga Laçi i vendit të dytë është një lehtësi, por mjafton për të krijuar siguri, megjithatë jo komoditet.

Strategjia është ndërtuar mbi stabilitetin, përvojën dhe mentalitetin fitues. Kjo filozofi ka dhënë efekt që në start, një ekip kompakt, agresiv dhe i organizuar që nuk i jep asnjë shans kundërshtarëve.

Në këtë pikë, sfida më e madhe e Skënderbeu-t nuk janë kundërshtarët, por të jenë të përqendruar deri në fund të sezonit. Ernest Gjoka ka krijuar një balancë perfekte mes mbrojtjes dhe sulmit vetëm 1 gol i pësuar në 630 minuta.

LEXO ME SHUME:Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

 

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…