Skënderbeu i tij drejt konfirmimit për në “Final-Four”, Gvozdenovic shfaqet i buzëqeshur pas suksesit me Erzenin: Tani jemi më të qetë…

Ivan Gvozdenoviç ka folur pas fitores ndaj Erzenit. Ai u shpreh i lumtur pasi ishte një ndeshje e vështirë. Trajneri gjithashtu u ndal edhe tek shorti i Europianit.

“Ndoshta kemi gjetur një sulmues, bravo për Frenklin. Sot ishte një ndeshje e vështirë, Erzeni një skuadër shumë e mirë dhe i uroj vazhdimësi. Bravo çunat, me këtë fitore jemi më të qetë. Edhe pse kemi ende ndeshje përpara, por jemi të qetë. Sot ishim njësoj. Unë e pash grupin është shumë i fortë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund të them ishim me frikë por me kujdes, dhe me stress pozitiv nëse do të shënonim golin e dytë do të ishim më të qetë. Djemtë ishin më mirë sot se sa me Kukësin” deklaroi ai për “MCN TV”.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave