VIDEO/ Atmosferë pozitive përpara ndeshjes me Teutën, Tirana “piqet” në barbekju

by S.M

Sot, në ambientet e qendrës stërvitore “Skënder Halili”, lojtarët e Tiranës kanë çuar përtej rutinës së stërvitjes, duke organizuar një barbekju midis skuadrës dhe stafit teknik. Një iniciativë që shënon momentin e bashkimit dhe relaksit brenda kampit bardheblu.

Një organizim që u zhvillua pas përfundimit të seancës stërvitore, në ambientet e qendrës stërvitore “Skënder Halili”.Të pranishëm kanë qenë lojtarët e skuadrës së parë, stafi teknik, ndihmësit, si dhe disa punonjës të klubit.

VIDEO

Në thelb qëndron afirmimi i frymës se bashku, bashkëpunimi jashtë fushës  si dhe rritja morale përpara sfidave që vijnë në kampionat.Lojtarët kanë shfaqur buzëqeshje dhe kënaqësi, duke theksuar nevojën për momente relaksi brenda një ambienti sportiv.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.