SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

Flamurtari

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua teksa luhej minuta e 69-të në duelin mes Flamurtarit dhe Teutës. Tifozët vendas nuk janë përmbajtur duke kapërcyer rrethimin e brendshëm të stadiumit teksa u futën në fushë, duke u përplasur me lojtarët kundështarë.

Plas grushti në fushë mes lojtarëve dhe pastaj futen edhe tifozë të cilët përleshen me lojtarët e Teutës. Gjyqtari shkon të ndalë lojtarët por krijohet kaos dhe në fushë futen edhe stafi i durrsakëve, por edhe forcat e policisë që mundohen të gjejnë fajtorët.

Ndeshja u ndërpre, teksa u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit, për të shmangur një përplasje edhe më masive.

Related posts

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)