Sistem ndriçimi dhe ndërtimi i tribunës karshi, Egnatia nis me ritme të shpejta ndërtimin e stadiumit; gati për kompeticionet europiane

Egnatia ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një lajm të rëndësishëm, bëhet fjalë për infrastrukturën. Klubi rogozhinas bën me dije se vazhdon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës karshi të stadiumit “Arena Egnatia”.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë ditëve në vazhdim do të nisë puna dhe për vendosjen e sistemit të ndriçimit.

Ndër të tjera presidenti i klubit Z.Demrozi, iu ka premtuar tifozëve të Egnatias, se “Arena Egnatia” nga sezoni i ardhshëm do të presë të gjitha ndeshjet e kompeticioneve europiane.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës