Ngjarje:
28 prill 1919 – Në Konferencën e Paqes në Paris , 32 shtete përkrahën paktin për krijimin e Ligës së Kombeve.
28 prill 1935 – Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe, e cila prej themelimit të saj në vitin 1877 e këtej ndihmon të prekurit nga luftërat dhe fatkeqësitë, ndryshoi emrin nga “Hilal-i Ahmer” në osmanishte, në “Kizilay” në turqishten e sotme.
28 prill 1945 – Pushkatohen diktatori italian Benito Musolini (Mussolini) dhe e dashura e tij Klara Petaçi (Clara Petacci). Trupat e pajetë të tyre u varën nga këmbët në një stacion karburanti.
28 prill 1978 – Pas një grusht shteti të përgjakshëm, ekzekutohet me vdekje ish-presidenti i Afganistanit, Muhamed Davud Han.
28 prill 1988 – Në kryeqytetin Athinë të Greqisë vritet nga një person i paidentifikuar Agop Agopyan, themeluesi i organizatës terroriste armene ASALA, e cila ndërmori sulme të shumta ndaj turqve dhe diplomatëve turq si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
28 prill 2001 – Inxhinieri dhe milioneri amerikan, Denis (Dennis) Tito, mori pjesë në misionin hapësinor Soyuz-TM 32 dhe kështu u bë turisti i parë që shkoi në hapësirë me paratë e tij.
Festa dhe përvjetore:
- Barbadosi – Dita e Heroeve