Sot u shënua shifra rekord e viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi, 21 humbje jete, të infektuarit në ditët e fundit janë me një mesatare mbi një mijë, ndërsa Komiteti Teknik vendosi që të mos shtrëngonte masat, por të linte në fuqi ato që janë me mbylljen në 20:00.
Një qytetar e pyet kryeministrin nëse ka ndonjë koment për faktin që qytetarët gjobiten në trotuar ndërsa lokalet janë plot?
“Ke ndonje koment per keta gjobevenesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet jane plote, ne ambjent te mbyllur dhe pa maska. Perhapja e virusit e sigurte. Urbanet gjithashtu plote.
Kurse ne trotuar vijojne masat e forta ne luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, ne trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth” shkruan ai.
Kryeministri replikën qytetarit në Facebook ia ktheu me ironi. “Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maske, nese e ke gjetur nje zgjidhje te lutem ndaje me ne” shkruan Rama.