Shtylla që çoi Vllazninë në Europë, mbrojtësi e puth dhe përjetëson foton nga Ballshi

by KLIKOJE.AL

Vllaznia është skuadra e 4-të që ka arritur të sigurojë një vend në Europë për sezonin e ardhshëm. Fitorja 2-1 ndaj Bylisit në sfidën e fundit dhe humbja e Teutës me Partizanin do të bënte që shkodranët të marrin biletën e fundit për në Conference League.

Bylis në minutat e fundit u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe për pak mund të kishte shënuar.
Në fakt ka qenë një mundësi autogoli në minutën e 93-të kur mbrojtësi Marko Juriç në përpjekje për të larguar një top nga zona, e ka goditur atë me kokë dhe perfundoi në shtyllën e majtë dhe përfundoi jashtë.

Një moment që nëse topi do të kishte përfunduar në portë, do të thoshte moskualifikim i Vllaznisë në Europë. Pikërisht për këtë arsye, pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i është drejtuar portës dhe ka puthur shtyllën që çoi Vllazninë në Europë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.