179
Një 28 vjecar shqiptar, gjatë kohës që po ikte nga gjykata në drejtim të paraburgimit, ka shfrytëzuar momentin dhe është arratisur nga policia greke.
Mediat helene bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të Athinës, në sheshin e Omonias.
I riu nga Shqipëria ka arritur të shpëtojë nga duart e policisë helene, ndërsa ata po e hipnin atë për në furgonin e burgut.
Shqiptari do të dërgohej për në qelinë e tij, por duket se ka shpëtuar nga ferri i burgosjes.
Sipas informacioneve, 28-vjecari nuk kishte pranga kur u arratis. Ai shtyu punonjësit e policisë dhe iku në drejtim të panjohur.
Tashmë, policia helene po punon për të gjetur dhe për të arrestuar të arratisurin.