Shqipëria tregohet bujare ndaj Ishujve Faroe, pak raste dhe asnjë gol i shënuar; kuqezinjtë e mbyllin grupin si kryesues

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes kombëtares shqiptare dhe Ishujve Faroe. Një sfidë që nuk prodhoi asnjë gol, por që vlen shumë për kuqezinjtë.

Djemtë e Sylvinhos tashmë si asnjëherë më parë në historinë e kombëtares e mbyllin fushatën kualifikuese në vendin e parë në grupin E me 15 pikë. Kuqezinjtë vazhdon të jenë të pamposhtur në “Air Albania”, duke e kthyer këtë të fundit në një fortesë.

Asani, Daku, Uzuni, Bajrami dhe Muçoli do të tentonin të gjenin golin, por skuadra e Ishujve Faroe ishte e mirëorganizuar duke ndalur kështu në barazim kuqezinjtë. Në “Air Albania” skenën e “morën” tifozët kuqezi të cilët elektrizuan stadiumin me koret dhe banderolat e tyre në mbështetje të djemve tanë. Në këtë mënyrë kombëtarja shqiptare grumbullon 15 pikë pas 8 ndeshjesh në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 4.

Related posts

Çudira në futbollin shqiptar! Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit, dalin se janë nën sekuestro

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)