152
Shqipëria akuzon Iranin se fshihet pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online. Burime për mediat bëjnë me dije se dje Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit.
Vendimi pritet të bëhet i ditur sot nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë.
Mësohet se kryeministri Edi Rama të ketë deklaruar.
“Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë”.
1 comment
Zoti Kryeminister . Vendimi per nderprerjen e marredhenie diplomatike me iranin eshte nje hap diplomatik jashte mase i drejte dhe i zgjuar. Ndoshta do jete me vend qe per se shpejti te kihet parasysh dhe te nderpriten po ashtu dhe urat diplomatike dhe me Rusine mike per koke e iranit. Ju pergezoj Zoti Rama.