Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Shqipëria

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës.

Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar me festën në fushë të futbollistëve kuqezi. Por jo të gjithë kanë qenë duke festuar. Ndërsa lojtarët përgëzonin njëri-tjetrin dhe gjithashtu edhe poshtë tribunës së ultrasve që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, Armando Broja nuk mori pjesë në festë.

Lojtari ishte dukshëm i zhgënjyer për paraqitjen e tij te Shqipëria në këtë ndeshje dhe u shfaq i përlotur ndërsa të tjerët festonin. Ishte Elseid Hysaj ai që vrapoi nga ana tjetër e fushës dhe mori me zot sulmuesin për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, meqë në ato momente do të kryhej edhe foto e rastit historike.

Edhe zëvendëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuri, ngushëlloi lojtarin i cili pa dëshirë iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për foton, duke shkuar më pas i dëshpëruar drejt dhomave të zhveshjes.

SHIH VIDEON

Related posts

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…

E FUNDIT/ Partizani mbetet pa liderin e mbrojtjes, largohet nga klubi kryeqytetas

Pa Europë dhe titull, verë e nxehtë dhe me shumë ndryshime për Partizanin