E FUNDIT/ Partizani mbetet pa liderin e mbrojtjes, largohet nga klubi kryeqytetas

Partizani

Partizani e mbylli sezonin me shumë probleme fizike, teksa dëmtimet ndikuan ndjeshëm në ecurinë e skuadrës gjatë kampionatit. Të kuqtë humbën për periudha të ndryshme disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit dhe kjo ndikoi jo pak në rezultatet finale. Lista e lojtarëve të dëmtuar ishte e gjatë gjatë gjithë sezonit.  Te Partizani orët e fundit ka patur largime.

Drita ka siguruar shërbimet e mbrojtësit qendror Altin Bytyçi. Bytyçi ka nënshkruar me kampionin e Kosovës dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.25-vjeçari ka qenë pjesë e Partizanit për tri vite, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Kukësin, Laçin, Besa Pejë dhe skuadrën kroate NK Medimurje. Bytyçi në këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje me Partizanin si qendërmbrojtës, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë

Në ambientin e të kuqve ekziston bindja se me një grup më të plotë dhe me më pak probleme fizike, Partizani mund të kishte qenë shumë më konkurrues në garën për objektivat madhorë. Për sezonin e ri, klubi shpreson të ndryshojë këtë situatë dhe të ketë më shumë stabilitet fi zik në skuadër. Objektivi i Partizanit mbetet ndërtimi i një ekipi konkurrues që do të luftojë për trofetë kryesorë.

LEXO ME SHUME:E konsideruan të padobishëm te Tirana, ish-trajneri bardheblu fiton trofe në Holandë (FOTO)

Related posts

Pa Europë dhe titull, verë e nxehtë dhe me shumë ndryshime për Partizanin

JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

Elbasani “asfalton” Dinamon që në pjesën e parë, titulli ndahet mes tyre dhe Egnatias (video)