115
Shqipëria fiton miqësoren ndaj Gjibraltarit me rezultatin 1-0. Një ndeshje e vakët nga kuqezinjtë, të cilët nuk patën dëshirë, për të krijuar një mori rastesh. Në pjesën e parë, ishin vetëm dy mundësi me mesfushorin e Lecces, Medon Berisha, në minutat 34’ dhe 43’, ku në një nga këto raste topi përfundoi në traversë.
Në minutën e 69’. Penallti për kuqezinjtë! Një top nga e djathta i Shpendit sjell prekjen me dorë të Pozo dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. Jasir Asani nuk gabon nga penalltia, duke I dhënë fitoren Shqipërisë. Në këtë përballje u aktivizua edhe Cristian Shpendi i cili hyri në fushë në minutën e 46’. Më datë 9 shtator, Shqipëria luan ndaj Letonisë, përballja e rradhës për kualifikueset e Kupës së Botës.