Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

by KLIKOJE.AL

Shqipëria e mbylli aventurën historike në fazën “play-off” të kualifikueseve për Botërorin 2026 me një humbje 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë, në një sfidë ku kuqezinjtë treguan shpirt gare, por u ndëshkuan nga episodet. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e drejtuar nga Sylvinho, që arriti të kalojë në avantazh në minutën e 42-të. Një top i gjatë krijoi konfuzion në mbrojtjen polake, ku gabimi i Jan Bednarek u shfrytëzua në maksimum nga Hoxha, i cili shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë, duke heshtur përkohësisht stadiumin.

Megjithatë, pjesa e dytë foli për vendasit. Në minutën e 63-të, pas një goditjeje nga këndi dhe një dalje të gabuar të Strakoshës, Robert Lewandowski përfitoi për të barazuar shifrat. Vetëm 10 minuta më vonë, erdhi edhe goditja vendimtare. Piotr Zielinski lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke surprizuar Strakoshën dhe përmbysur rezultatin në 2-1.

Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, Shqipëria nuk arriti të rikthehej në lojë, duke u eliminuar kështu nga gara për një vend në Kupën e Botës. Një ndeshje që la shije të hidhur, por edhe krenari për paraqitjen dhe rrugëtimin historik të kuqezinjve në këtë edicion.

LEXO ME SHUME:Kurthi i Varshavës! Polonia bën lëvizjen surprizë për të tronditur Shqipërinë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores 26/03/2026 - 23:43

[…] LEXO ME SHUME:Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski … […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.