152
Shqipëria dhe Kosova janë sy e veshë sot në Zyrih të Zvicrës ku FIFA hedh shortin e fazës “play off”. Të dyja ekipet i mbyllën në vendin e dytë grupet respektive, duke surprizuar në kualifikueset e Botërorit.
Në shortin që vendos rrugëtimin final për të shkuar në Botëror, Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë. Kështu që kanë kundërshtarë të mundshëm të përbashkët dhe nuk mund të ndeshen bashkë. Bëhet fjalë për Poloninë, Uellsin, Çekinë dhe Sllovakinë.
Tashmë dihet se ndeshja gjysmëfinale do të luhet në transfertë, pikërisht më 26 mars. Janë 16 përfaqësuese nga Europa, por vetëm katër prej tyre do kenë biletë në Botërorin 2026.
GRUPI A
Wales-Bosnia Hercegovia
Grupi B
Poloni-Shqipëri
Ukraine-Suedi
GRUPI C
Sllovaki-Kosovë
GRUPI D
Çeki-Irlandë