Pas dy ditësh stërvitje intensive në Austri, është koha që Shqipëria të zhvillojë miqësoren e parë për vitin 2024. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Lihteshtejnit më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” të Hungarisë. Në këto ditë, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin me ngarkesë të plotë dhe i gjithë procesI stërvitor ka shkuar normalisht.
Pavarësisht se është një kundërshtar modest, të gjithë lojtarët do të jenë në provë për të fituar një fanellë titullari në kampionatin europian. Sylvinho e ka një ide se me cilët lojtarë do të zbresë në fushë. Thomas Strakosha pritet ta nisë nbga minuta e parë, ndërsa mbrojtja do të jetë eksperiment më vete.
Me mungesën e Gjimshitit për shkak të angazhimeve me Atalantën, në vendin e tij pritet të jetë Mihaj që do ndajë qendrën e mbrojtjes me Ismajlin. Hysaj në të djathtën dhe Aliji në të majtën, që ka fituar për momentin balotazhin me Mario Mitajn.Mesfusha nuk ndryshon, Ylber Ramadani Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami e nisin nga minuta e parë. Sulmi pritet të përbëhet nga Jasir Asani, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.