SHPRESAT e Bushit mbajnë gjallë shpresën për kualifikim, Lilo pret penallti e Pajaziti realizon dy gola, Zvicra mundet në shtëpi

by KLIKOJE.AL

Shqipëria U21 fiton me përmbysje përballë Zvicrës në ndeshjen e luajtur në Lozanë. Sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe.

Helvetët kaluan të parët në avantazh me golin e Surdez në minutën e 16’, por vetëm 2 minuta më pas ishte Adrion Pajaziti i cili riktheu baraspeshën me një gol mjaft të bukur, i ngjashëm me atë të Bajramit ndaj Italisë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë dhe në minutën e 69’ do të ishte përsëri fantazisti kuqezi që do të tregonte të gjithë klasin e tij me një supergol nga distance që përfundoi në cepin e rrjetës. Pak minuta nga fundi, hero do të bëhej edhe portieri Lilo i cili do të priste një 11-metërsh duke mbajtur në avantazh Shqipërinë.

Një fitore e rëndësishme për Shqipërinë U21 që tregon edhe një tjetër herë se në organikë ka elementë të gatshëm të kontribuojnë edhe për Kombëtaren e madhe.

Shqipëria ndodhet në vendin e 4-të me 13 pikë, aq sa Finlanda, 1 më pak se Zvicra dhe 3 nga Rumania kryesuese, por me 2 ndeshje më shumë se këta duke bërë që shanset për kualifikim të jenë thuajse të pamundura. Ndeshja e rradhës dhe e fundit për kuqezinjtë do të jetë ndaj Armenisë më 15 tetor në Air Albania.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.