174
Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë. Ekipi kryeqytetas fitoi ndaj Teutës me shifrat 2-0 me golin e Rrapaj-t në minutën e 36′ dhe Carës në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ky është titulli i 17-të për ekipin e kuq. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të festuar këtë triumf.