Shkodra në këmbë për sfidën ndaj Egnatias, 600 flamuj me ngjyrat kuqeblu në ballkonet e qytetit (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Egnatia dhe Vllaznia do të përballen të dielën në orën 20:00 për ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale të “Final 4”. Në prag të këtij dueli, pothuajse e gjithë Shkodra është në këmbë dhe të gjithë shpresojnë se ekipi kuqeblu do të ketë forca të kalojë një kundërshtar jo të lehtë, me rrogozhinasit që e mbyllën kampionatin në vendin e parë.

Në qytetin verior, një pjesë e tifozëve kanë filluar të zbukurojnë qytetin me ngjyrat kuqeblu, prej ditësh është bërë një apel që në çdo ballkon të jenë ngjyrat e Vllaznisë, dhe në fakt ashtu po ndodh.

VIDEO E MIRSAD BASHES

POSTIMI I MIRSAD BASHËS

Sot filluam dhurimin dhe vendosjen e 600 flamujve te Vllaznise ne dritaret dhe ballkonet e qytetit, kjo iniciative u ndermor dhe u mundesua nga “Vllaznia Diaspore” Te dielen te gjithe ne stadium, Vllaznia-Egnatia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.