Këngëtari Luiz Ejlli dhe tenori Armaldo Kllogjeri u përfshinë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Artistët patën një përplasje që erdhi për termet e përdorur kur i drejtohen njëri-tjetrit. Armaldo tha se u ndie i fyer për shkak se Luizi përdori fjalën çapaçul kur iu drejtua.
Debati vijoi me tone të ashpra.
Por siç shkruan Vip-Magazine, njohja mes Luizit dhe Armaldos daton shumë herët në vitin 2006, kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Edhe pse dy artistët deri tani nuk e kanë kujtuar këtë si detaj brenda BBV, Luizi shoqërohej në Festivalin Europian të Këngës nga një grup prej tre vokalistësh dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht tenori i njohur Armaldo Kllogjeri.
Armaldo debaton me Luizin: Mos më thuaj më çapaçul
Armaldo i ka kërkuar Luizit që të mos i drejtohet më me termin “çapaçul”.
Me tone të larta ai i është drejtuar: Unë kam hyrë këtu si Armaldo Kllogjeri, shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë.
Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!
Armaldo: kjo nuk është shaka, kjo është të bësh sherr!