VIDEO/ Festë shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës fiton titullin për herë të pestë

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fitorja e sotme 2-1 në shtëpi përballë Rabotnickit, bëri që klubi shqiptar të shpallej kampion.

Tetovarët shpallen kështu kampionë dy javë para përfundimit të kampionatit. Vlen të theksohet se kjo është hera e pestë në histori që Shkëndija e Tetovës ia del të fitojë titullin kampion.

Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt. Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë. Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan. Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.

 

Postimi i klubit të Shkëndijes:

Historia shkruhet sërish në ngjyrat kuqezi!
KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet.

Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju! Urime Shkëndijë! Urime Ballistë! Urime Tetovë!

LEXO ME SHUME:Gaz Demi bën bilancin e sezonit, presidenti i Partizanit jep “frerët” e merkatos Sokol Haxhisë

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)