“Shkëmbit i uroj suksese,por fiton Partizani”, Rrahman Hallaçi analizon derbin e kryeqytetit: Te bardheblutë aspekti pozitiv është që nuk është…

by S.M

Partizani-Tirana do të luhet ditën e shtunë në orën 20:00, një sfidë me të dyja skuadrat që kërkojnë të mos gabojnë. Në lidhje me këtë duel ka folur Rrahman Hallaçi, ish-futbollisti i të kuqve në një intervistë për RTSH Sport Hallaçi thekson se Partizani është më i avantazhuar, gjithashtu duke i uruar suksese Bledi Shkëmbit, por dëshira e tij është të fitojë Partizani.

“Partizani-Tirana është një sfidë e vecantë për publikun shqiptar pasi dhe tifozët bëjnë atmosferë pozitive. Tirana ka ndryshuar shumë, ardhja e trajnerit të ri, por aspekti pozitiv është që nuk ka humbur ende. Ndërsa Partizani, trajneri i ri do e ndihmojë skuadrën. E shoh favorit ekipin e kuq, është një hap përpara, por deri është i paparashikuar. Shkëmbit i uroj shumë suksese, por dëshira ime është të fitojë Partizani.Kam luajtur për 8 vite te ekipi i kuq dhe shpresoj që të bëhet një atmosferë sa më pozitive.” Përfundoi Hallaçi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.