Sherif Kallaku largohet nga Teuta, zbulohet skuadra e re ku do të vazhdojë karrierën

by KLIKOJE.AL

Sherif Kallaku do të transferohet te Sepsi në Rumani.  Mesfushori i Teutës do të lërë në këtë merkato vere klubin durrsak. Marrëveshja është arritur me klubin rumun dhe tanimë priten detajet e fundit për të konkluduar transferimin e fantazistit.

Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar dhe cilësitë në repartin e mesit të fushës e kanë bërë Kallakun një nga lojtarët më të spikatur. Pritet me interes të shihet se si do të vijojë aventura e tij në Rumani, ndërsa këtë edicion futbollistik ishte pjesë e Teutës. Me “Djemtë e Detit” u aktivizua në 20 ndeshje duke arritur të shënojë edhe 6 gola.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.