Shënohet viktima e tretë që vetëvritet në Spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Kush është 52 vjeçari që ndërmori aktin e rëndë

by KLIKOJE.AL

Personi i tretë që i dha fund jetës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është një 52 vjeçar nga Tropoja.

Burri është hedhur nga dritarja e katit të katërt të këtij spitali, duke mos i dhënë asnjë mundësi mbijetese.

Kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të kësaj të diele.

News 24 bën me dije se burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar psikologjike.

Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët.

Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të tij.

Ky është rasti i tretë që ndjek fatin tragjik të Hasan Mirës, 65 vjeç, i cili u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte shtruar në këtë spital në fund të muajit gusht dhe më 2 shtator ndërmori aktin e rëndë.

Ndërkohë, më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Xhino Koça, 29 vjeç ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.