Presidenti i Tiranës, Refik Halili, pas prezantimit të trajnerit Julian Ahmataj para skuadrës ka folur edhe për mediat e pranishme në terrenin stërvitor. Halili ka pohuar se Ahmataj është trajner i përkoshëm, si dhe i ka mëshuar faktit se Orges Shehi është i pezulluar deri në fund të majit 2024.
“Tirana është një klub me tradita dhe shumë i rëndësishëm. Jemi para skuadrës për të diskutuar dhe bërë më të mirën, sepse jemi para një ndeshje ku nuk kemi shumë kohë. Kemi bërë një skuadër që nuk shkon me këto rezultate të dobëta në dy ndeshjet e fundit. Kontigjenti është shumë i mirë dhe shpresojmë që në ditë dhe javët në vazhdim do të bëjë kthesën po ashtu kemi pasur një trajner, i cili them se ka qenë trajner i mirë.
Si përfundim, për t’u dhënë përgjigje asaj që më pyetet, sapo më erdhi një foto e botuar nga njerëz tanë të afërt ku Orges Shehi po feston sotme presidentin e klubit Dinamo në një lokal luksoz me njerëzit e tij. Sapo e mora këtë foto, kështu që çfarë kisha për të thënë, ua tregova. E rëndësishme është që skuadra të ecë përpara. Shehi është i pezulluar, siç ua thashë, nuk ka marrëveshje tjetër veç asaj që është edhe në faqen e klubit Tirana. Ne do ta zbatojmë deri në fund.” Përfundoi Halili