Sfida Shqipëri-Islandë! Dalin në shitje biletat e ndeshjes/ Ja sa kushtojnë dhe ku mund t’i blini

by KLIKOJE.AL

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për sfidë ndaj Islandës, e vlefshme për Nations League.

Ndeshja do të zhvillohet më 27 shtator në “Air Albania”, prej orës 21:00, e ndërsa biletat shiten si zakonisht te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në pikën e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja.

Çmimet variojnë nga 750 lekë pas portave, për të vijuar me 1200 lekë, 2000 dhe 3000 lekë në tribunat e tjera veç asaj VIP.

Në tribunën VIP ka tre kategori biletash, me çmime 8000, 10000 dhe 15000 lekë.

Biletat për duelin ndaj Islandës shiten edhe online dhe mund t’i blini KËTU.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.