95
Etnik Brruti, Andri Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Anglisë.
Tekniku kuqezi ka dërguar në tribunë tre futbollistët, për shkak se lista e UEFA-s nuk lejon më shumë se 23 lojtarë.
Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit dhe këto zgjedhje ishin të detyruara.
Mbetet të shihet nëse tre lojtarët e dërguar në tribunë mund të kenë mundësinë për të luajtur ndaj Andorrës pas 4 ditësh.