Takimi i parë i sezonit të ri në Formula 1, rikthen protagonistë të vjetër. Red Bull me dyshen Max Verstappen-Sergio Perez regjistron kohët më të shpejta në provat zyrtare të Bahrein, ndalesa e parë e sezonit 2023.
Rinis aty ku u mbyll sezoni i kaluar në garat e shpejtësisë ku makina austriake me kampionin e botës në fuqi do të niset nga vendi i parë në garën ë së dielës ndërsa meksikani Perez prenoton radhën e parë me një xhiro tjetër të shpejtë, i ndjekur nga ferraristi Charles Leclerc.
Pole position number 21 for @Max33Verstappen 👏👏👏#BahrainGP #F1 pic.twitter.com/lerZ4gt6vD
— Formula 1 (@F1) March 4, 2023
1:29.708 ishte koha më e shpejtë në pistën e shkretëtirës ndërsa Leclerc pasohet nga Sainz për rradhën e dytë të gjithën të kuqe me Ferrarin që këtë sezon kërkon të rikthejë titullin në Maranello pas 15 viteve mungesë. Me më shumë se gjymsë sekonde në vendin e pestë, Fernando Alonso me Aston Martin, ndërsa pas tij u renditën George Russell e Lewis Hamilton.