Sultjashi i pjekur është një ëmbëlsirë delikate me bazë orizi dhe qumështi, e cila përgatitet në disa hapa.
Përveç shijes, kjo recetë është e shëndetshme dhe zgjedhja perfekte pas një vakti të plotë.
Mund të serviret e ngrohtë ose e ftohtë.
Përbërësit:
1,5 litër qumësht
1 gotë oriz
1 gotë ujë
1 gotë sheqer
2 lugë niseshte
Arra për shije dhe dekor sipër
Orizin e vendosim të ziejë me ujin deri sa të shterojë në zjarr nën mesatare. Më pas shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë përreth 20 minuta.
Shtojmë më pas sheqerin dhe i lëmë të ziejnë dhe pak.
Në një enë tresim niseshtenë me qumësht dhe e shtojmë në tenxhere. E lëmë 2-3 min sa të trashet pak dhe më pas e ndajmë në tavat e vogla. I vendosim në një tavë të madhe të cilën e mbushim me ujë, e pjekim në furrë duke e vendosur pak lart deri sa të krijojë sipër ngjyrën e artë (rreth 15 min). Më pas e dekorojmë sipër sipas deshirës.
Ju bëftë mirë nëse e provoni!