Sarandë, dy trajnerët Muço dhe Neritan Novi në prangë; ushtruan dhunë ndaj futbollistit

by KLIKOJE.AL

Dy trajnerë futbolli në Sarandë janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar me grushta futbollistin e skuadrës, 21-vjeçarin Albi Selimaj.

Aktualisht futbollisti ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka njoftuar se në përfundim të veprimeve për këtë rast, u bë ndalimi i 52-vjeçarit Neritan Novi (trajner i parë) dhe 45-vjeçarit Dhiogjen Muço (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.