Me dy largime nga studio krejt papritur ditët e fundit, tashmë konkurrenti Sami Berisha ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Për’puthen.
Para disa orësh Samiu ka postuar një video në Instagram ku nuk përmendi ndonjë arsye specifike për largimin, por tha se në emision ishte krijuar një energji shumë negative, ku iu referua Arjan Konomit dhe Mevlanit me të cilët ai dhe Efi kanë pasur përplasje të shumta.
Në video Samiu shprehet:
“Nga sot nuk jam më pjesë e Për’puthen. Arsyet janë të shumta dhe nuk ka kohë t’i diskutoj sot këtu. Aty po mbizotëron një energji shumë e keqe nga disa njerëz tek të cilët mund të ndalemi shpresoj në një pikë tjetër. Por jam shumë falenderues nga produksionit dhe i kërkoj falje Olsës që veprova në këtë mënyrë. Kam patur, ditë të mirë dhe të këqija.
Është një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë, për disa edhe 2-3 herë. Vetëm uroj mos të dilni në pension në Për’puthen por të përputheni sa më shpejt.
Efi, e bukura, më fal që mora këtë vendim në këtë mënyrë. Por, ti e di që të vlerësoj shumë, të kam shumë xhan, je shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur që të kam njohur. Ti e di që jemi në një pikë të jetës ku nuk jemi shumë të qetë as psikologjikisht dhe as fizikisht por me rëndësi është që kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, kuptohemi shumë mirë dhe krijuam një lidhje shoqërore shumë të mirë. Nga ky raport mund të krijohet diçka më shumë por nga diçka më shumë nuk mund të kthehemi më si shokë. Ti e di që do më kesh gjithmonë pranë si brenda si jashtë, shpresoj të na ecë sa më mirë. Të uroj fat në program dhe uroj mos të rrish shumë gjatë sepse nuk ke çfarë bën aty pa mua.”