Samiti i Berlinit/ Deputeti i njohur bën “ironinë tallëse” me Ramën: I çoi liderët e BE tek…

by KLIKOJE.AL

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë, ndërsa shprehet se “rikthimi i Shqipërisë në Procesin e Berlinit, pas disa viteve të humbura me “Open Ballkan”, është gjëja e duhur”.

Në reagimin e tij, deputeti thotë se “Kryeministri i çoi liderët e BE, të gjuhës më demokratike tek ish-Muzeu “Enver Hoxha”, në datën e lindjes së armikut të demokracisë”.

“Merret me shfaqje për t’u larguar nga syhyrja e parë në punët e opozitës, dhe i mohon të drejtat ligjore siç janë komisionet hetimore për lumenjtë e korrupsionit”, shkruan ai.

Sipas deputetit Sula, një nga fokuset e Procesit të Berlinit është thithja e investimeve të huaja, por në Shqipëri nuk ka fuqi punëtore pasi të gjithë kanë ikur.

Shqipëria eksportues të rinjve në vend të produkteve të bujqësor.

Rikthimi i Shqipërisë në Procesin e Berlinit, pas disa viteve të humbura me “Open Ballkan”, padyshim është gjëja e duhur. Nuk mund të pretendonim afrim me Bashkimin Evropian në një kohë që qeveria shqiptare refuzon të respektojë standartet e BE-së dhe një hap tjetër paralel me Serbinë pa përfshirë Kosovën.

-Shpresëdhënësit mesazhi që BE përkon në këto momente tensionesh tek të tretët ku veç të tjerash me prezencën në Tiranë konfirmon hyrjen e Ballkanit Perëndimorë.

Por nga ana e vërtetë shqiptare nuk ishte i njëjti fokus si BE. Kryeministri I coi liderët e BE, të gjuhës më demokratike tek ish-Muzeu “Enver Hoxha”, në datën e lindjes së armikut të demokracisë.

Në të ndodh hapa edhe kreu i kësaj qeverie. Liderve të BE i kujton pastrimin e “Lumit Lana” nga kallamishte, por Shqipëria ka lumin e korrupsionit.

Kësaj mazhorance është bërë një grup parlamentar dhe qeveri paralele në burg, të dënuar për korrupsionin, ndaj edhe merret me kallamishtet.

Merret me shfaqje për tu larguar nga syhyrja e parë në punët e opozitës. I gjithë dhe i mohon të drejtat ligjore sic janë komisionet hetimore për lumenjtë e korrupsionit.

Një nga fokuset e Procesit të Berlinit është rritja e standarteve dhe unifikimi i tyre për eksport dhe import, por eksporti më i madh i shqipes është i rinisë shqiptare. Fokus i Procesit të Berlinit është thithja e investimeve të huaja, por në Shqipëri nuk ka fuqi punëtore pasi të gjithë kanë ikur.

-Në vend që të merret me shpëlarje truri, kjo qeveri duhet të merret me thelbin dhe të mos mashtrojë ndërkombëtarët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.