Më poshtë ju njohim me një mënyrë të re të mbushjes së specave, dhe këtë herë ato nuk kanë nevojë të gatuhen, por mund të kosumohen siç janë.
Një sallatë e freskët verore, plot me vitamina, minerale, antioksidanë dhe proteina falë përbërësve të përdorur.
Ndiqni recetën hap has hapi dhe provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.
Përbërësit
- 220 g fasule të zeza (të konservuara, të kulluara)
- 3 lgj miser i zier (i konservuar)
- 1 thelpi hudhër
- 1 kërcell qepë e njomë
- Lëng nga ½ limoni jeshil
- 5 lgj lëng perimesh
- 2-3 speca të verdhë
- 1 lgj vaj ulliri
- Nenexhik
- Kripë dhe piper për shije
Përgatitja
Shpëlani e më pas kulloni fasulet dhe misrin në një sitë. Më pas pastroni qepën e njomë dhe priteni në rrathë të hollë.
Lani mirë gjethet e nenexhikut. Ruani mënjanë disa për zbukurim dhe copëtoni imët pjesën tjetër.
Në një enë bashkoni lëngun e limonit, lëngun e perimeve, vajin e ullirit.
Shtoni kripë e piper sipas shijes dhe hudhrën e shtypur.
Bashkoni fasulet, misrin, qepën, nenexhikun e grirë imët dhe përzierjen e lëngut të perimeve.
Shpëlani specat, thajini mirë dhe prijini në gjysmë për së gjati. Hiqni farat dhe shpëlajini sërish.
Mbushni gjysmat e specit me përzierjen që përgatitët dhe zbukurojini me gjethet e mbetura të nenexhikut.