Sali Berisha flet nga Kurbini: E keni mbështetur PD-në në kohëra të vështira, jeni forcë dhe energjia e sukseseve

by KLIKOJE.AL

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhinë. Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.

Më së pari një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë dhe një ndjesë të ndjerë për të gjithë ata të cilët mbetën për shkak të kapacitetit të sallës, në oborrin e këtij pallati.
Mbetem borxhli dhe mirënjohës, pafundësisht. Të dashur demokratë të Kurbinit, mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.

Vij sot me një ndjenjë kënaqësie të veçantë të paraqes para jush si kandidat për qytetar të parë të bashkisë Kurbin, njërin nga qeveritarët vendorë më të sprovuar jo vetëm të Kurbinit, por edhe të Shqipërisë, Behar Haxhiajn. Njeriun që qeverisi si një shërbëtor i bindur, i përkushtuar, i qytetarëve që e votuan atë. Njeriun që vuri të gjithë energjinë e tij për të zgjidhur, problemet, hallet e komunës dhe qytetarëve të saj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.