Manfredas Ruzgis ishte golashënuesi kryesor i Kategorisë së Parë në sezonin e kaluar. Sulmuesi i Vorës ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, në kontributin për ngjitjen në elitë.
Ruzgis ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë për sfidën me Partizanin. Vora përballet me të kuqtë të dielën tjetër, më 24 gusht ora 20:00.
Sfida në “Arena e Demave” do të jetë historike për ta. Kjo pasi është hera e parë që luajnë në elitë.
SEZONI I RI 2025-2026
Sezoni i ri i Kategorisë Superiore 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia-Egnatia.
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.
Java e parë e Superiores do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.