Rrezikon rënien, klubi i Kategorisë së Parë bën revolucion total, largon nga klubi shtatë lojtarë

by KLIKOJE.AL

Nis “revolucioni” te Besa. Kavajasit kanë larguar jo pak, por shtatë lojtarë brenda një ditë. Kjo listë ka prekur çdo repart, nga porta e deri në sulm.

Gjithçka nis me portierin rezervë Endri Allmuça, 19-vjeçari e mbylli vitin me 0 minuta. Vijon me mesfushorë si Xheron Osma dhe Ergi Ajazi, që gjithashtu nuk kanë pasur hapësirat e tyre në këtë pjesë të parë të sezonit.

Në sulm janë përfshirë Andrea Lila dhe Arbri Pengu. I pari është si të rinjtë e tjerë, ndërsa i dyti ka luajtur në 14 ndeshje dhe ka 636 minuta në këmbë.

Por largimi që bie më shumë në sy dhe i vetmi në mesin e atyre që kanë një lloj peshe, është Albi Xhebrahimi. Dhe ky i fundit i ka dhënë shpejt drejtim vetes, pasi ka gjetur direkt ekip. Ka arritur shpejt akordin me Vorën dhe këta të fundit e kanë prezantuar.

Ndërkohë që nuk dihet fati i mesfushorit kavajas Arbër Deliu, i cili shprehet se ka kontratë deri në qershor 2024, por që burime nga klubi e bëjnë të larguar nga Besa me mirëkuptim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.